KOMPLEKSI DARDANIA
Kompleksi Dardania, i vendosur në Skënderaj, në qendër të qytetit, është rezultat i një dizajni të kujdesshëm dhe dokumentacionit të përpunuar për projektin, i përshtatur në pajtim me karakteristikat e tokës (parcelave) të prezantuara nga investitori, FS REAL ESTATE INTERNATIONAL. Ky projekt është zhvilluar duke u bazuar në kushtet urbanistike të caktuara nga plani rregullues për komunën e Skënderajt. Trualli, i cili është pjesë e këtij kompleksi, përfshin parcelat kadastrale 1040-0, të përfshira në zonën kadastrale të Skënderajt.
Plani Urbanistik
Plani urbanistik për kompleksin e investitorit në tërësi (Blloku A, B, C, D, E) është një strategji e përpiluar me kujdes sipas kërkesave të investitorit dhe është përshtatur me kushtet urbanistike. Ky plan ka një koeficient ndërtimi fillestar prej 3.0, i cili, për shkak të aplikimit të bonuseve, është rritur në 5.0. Sipërfaqja totale e blloqeve është rreth 63,825.18 m2, ndërsa sipërfaqja totale mbi tokë është afërsisht 50,000 m2. Pjesa e sipërfaqes totale nën tokë përbën rreth 13,825.18 m2. Ky plan ndërthur me përpikmëri vizionin e investitorit me kërkesat urbanistike, duke krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të integruar në mjedisin e përrethshëm.
Përmbajtja
Kompleksi Dardania shtrihet në blloqet A, B, C, D, dhe E, mbuluar nga një sipërfaqe prej 1 hektari. Ndërtesa më e lartë e këtij kompleksi afarist-banesor ka një strukturë 3B+S+P+11K+NK, duke përfshirë disa blloqe banimi me banesa terasore që i japin një karakter unik. Sipërfaqja totale e banesave, duke përfshirë katin 1 deri te kati 11 dhe penthouse, është rreth 44,695.6 m2. Lokalet dhe hapësirat shtesë mbulojn një sipërfaqe prej afërsisht 7,111 m2, ndërsa bodrumet shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 12,018.6 m2. Parkingjet e brendshme, nëpërmjet bodrum-1, bodrum-2 dhe bodrum-3, ofrojn rreth 275 vendparkimi, ndërsa parkingjet e jashtme përfshijnë afërsisht 75 vende parkimi për nevojat e vizitorëve. Ky kompleks ofron një përvojë të plotë dhe të përshtatshme për të punuar, jetuar, dhe shijuar ambientin urban.
Ekslkuzivitet! Penthouse në kompleksin Dardania në Skënderaj.
Penthouse ekskluziv me 150.40 m² banim dhe tarracë prej 159.40 m² do të jetë pikënisja e qytetit.
Rrethuar nga tre anët me tarracë për pamje të paharrueshme.
